Muzliukaj që Kurti e bëri drejtor është ende në hetime të Prokurorisë Speciale

 

 

Hysen Muzliukaj, më 2023 ishte arrestuar si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, qeveria në largim e emëroi të premten drejtor të Institutit të Kosovës për Administratë Publike pavarësisht se Prokuroria Speciale ende është nën hetime, transmeton KFVA.


Muzliukaj i pyetur për këtë çështje nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me emërimin e tij e as në lidhje me rastin të cilin ai dhe ish-nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, po hetohen nga Prokuroria Speciale,

“Ditëve në vazhdim merremi edhe me këtë temë. Ju i drejtoheni Gjykatës se ku është procesi. Unë prej ditës së parë ju kam thanë që nuk ka asgjë në atë proces, edhe mbetet ashtu”- ka deklaruar Muzliukaj për Kallxo.com kur u pyet në lidhje me emërimin e tij dhe nëse është ende nën hetime.

Sipas raportit Hysen Muzliukaj është ende nën hetime nga Prokuroria Speciale.

Muzliukaj ishte arrestuar korrupsion më 2023 nga Policia Speciale sa kishte punuar në Komunën e Mitrovicës si drejtor i kadastrit nën qeverisjen e Agim Bahtirit.

Miinistri i Bujqësisë, Faton Peci, e kishte liruar Muzliukajn nga detyra e këshilltarit asokohe./KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…