by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dha të premten një vendim që sfidon në themel marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve jashtë territorit italian.
Gjykata vendosi se përcaktimi i një vendi si “i sigurt” duhet të jetë i bazuar në të dhëna të verifikueshme, të jetë subjekt i shqyrtimit gjyqësor dhe të mos bazohet në kritere të përgjithshme politike. Vendimi nënkupton se gjyqtarët individualë kanë të drejtë të kundërshtojnë listat kombëtare të “vendeve të sigurta” kur ato bien në kundërshtim me realitetin në terren.
Ishte pikërisht ky vendim që shkaktoi një reagim të ashpër nga qeveria italiane.
Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë nga Palazzo Chigi dhe të publikuar në rrjetet sociale nga kryeministrja Giorgia Meloni, qeveria italiane akuzon drejtësinë evropiane për “uzurpim të kompetencave politike”, duke e konsideruar këtë vendim si një ndërhyrje të papranueshme në çështje që i përkasin ekskluzivisht sferës politike.
“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhet në deklaratë. Qeveria italiane shpreh shqetësimin se vendimi i Luksemburgut i jep një gjykatësi kombëtar kompetencën për të vlerësuar jo vetëm një rast individual, por të gjithë kuadrin e politikës së emigracionit.
Vendimi i Gjykatës së BE-së erdhi pas një ankese të ngritur nga Gjykata e Romës në lidhje me dy azilkërkues nga Bangladeshi, të cilët u dërguan në një qendër pritjeje në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e emigrantëve jashtë territorit italian. Azilkërkuesit u përfshinë në një procedurë të përshpejtuar, pasi Bangladeshi ishte shpallur nga autoritetet italiane si “vend i sigurt”. Megjithatë, Gjykata Evropiane theksoi se një përcaktim i tillë nuk mund të mbështetet vetëm në ligje qeveritare, nëse mungojnë të dhëna të verifikueshme dhe të kontrollueshme nga gjykatat.
Sipas ekzekutivit italian, kjo qasje përbën një kërcënim serioz ndaj sovranitetit shtetëror në menaxhimin e emigracionit dhe minon përpjekjet për kontrollin e flukseve migratore në rritje. “Ky vendim dobëson politikat kundër emigracionit të paligjshëm dhe mbrojtjen e kufijve”, thuhet më tej në deklaratë.
Qeveria italiane njofton se nuk do të tërhiqet nga strategjia e saj për menaxhimin e emigracionit.
“Për dhjetë muajt që na ndajnë nga hyrja në fuqi e Paktit të ri Evropian për Migracionin dhe Azilin, qeveria nuk do të ndalet së kërkuari çdo zgjidhje teknike dhe ligjore për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve italianë,” përfundon deklarata.
Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, tha ai. Gashi ka
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO, David Baker, i shoqëruar nga e Ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Mikpritës i darkës ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në takim u
CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren, Sebije Neloviq, e cila ka 27 vjet që punon pastruese në Manhattan, Neloviqi mbijetoi pasi agresori ia drejtoi armën në një ndërtesë zyrash në Manhattan, ku ai vrau katër persona para se të vetëvritej. “Të hënën, po mblidhja mbeturinat si çdo ditë tjetër,”
Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me origjinë nga Kosova, që u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash. Sipas raporteve fillestare, viktima preku aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike,