• Fri. Oct 10th, 2025

Dy policë u sulmuan nga tre persona që refuzuan të arrestohen, reagojnë kolegët e tyre

Bykfvanews

Aug 2, 2025

 

 

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin që u është bërë dy zyrtarëve policorë nga tre persona të dyshuar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në fshatin Drobesh të Vitisë.

Gjatë sulmit që ndodhi në një tentim-arrestimi të tre të dyshuarve, policët janë lënduar dhe si rrjedhojë kanë pranuar tretman mjekësor.

Kjo sindikatë i bën thirrje organeve të drejtësisë që të jenë të pakompromis ndaj kujtdo që sulmon zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin që u është bërë dy zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga tre persona të dyshuar në fshatin Drobesh të Vitisë.

Gjatë sulmit që ndodhi në një tentim-arrestimi të tre të dyshuarve, policët janë lënduar dhe si rrjedhojë kanë pranuar tretman mjekësor.

Kjo sindikatë i bën thirrje organeve të drejtësisë që të jenë të pakompromis ndaj kujtdo që sulmon zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës, transmeton Klankosova.tv.

“Dhuna ndaj pjesëtarëve të Policisë është e papranueshme dhe kërkon ndëshkim të menjëhershëm.

Njëkohësisht, Sindikata e Policisë së Kosovës apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë punën e Policisë, të mos ushtrojnë rezistencë ndaj urdhrave ligjorë të zyrtarëve policorë – pasi një sjellje e tillë përbën vepër penale dhe rrezikon sigurinë publike – si dhe ta mbështesin Policinë e Kosovës si institucion kyç për sigurinë, rendin dhe zbatimin e ligjit në vend”.

“Policia e Kosovës është mburoja e qytetarëve tanë dhe garantuese e rendit kushtetues – prandaj meriton respekt dhe mbështetje të vazhdueshme”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *