21 vjeçari nga Kosova, Pashtrik Krasniqi, vdes në vendin e punës në Itali, dyshohet se preku telin e rrymës aksidentalisht

 

 

Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me origjinë nga Kosova, që u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash. 

Sipas raporteve fillestare, viktima preku aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike, derisa kishte qenë duke çmontuar skelat, pas përfundimit të renovimit të një objekti.

Virgilio.it shkruan se ndërsa çmontonte skelat, Pashtrik Krasniqi dyshohet se mund të ketë goditur pulpën e këmbës në një kabllo energjisë elektrike, duke rezultuar në vdekjen e tij, transmeton Express.

Përpjekjet e ndihmësve të emergjencës për ta ringjallur atë ishin të pasuksesshme

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…