Trump: Po punojmë për një plan për të ushqyer njerëzit në Gaza

 

 

Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza.

“Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit. Ne duam t’i ndihmojmë ata të jetojnë. Ne duam t’i ushqejmë njerëzit. Është diçka që duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë”, thuhet se tha Trump në një intervistë të shkurtër telefonike sot.

Udhëheqësi i SHBA-së ka dërguar sot në Gaza të dërguarin e tij të posaçëm në Lindjen e Mesme dhe ambasadorin në Izrael, shkruan KFVA.

Siç kemi raportuar, Steve Witkoff dhe Mike Huckabee kaluan pesë orë në një vend ndihme të Fondacionit Humanitar në Gaza.

Kujtojmë se pavarësisht thirrjeve për një zgjidhje të shpejtë, situata humanitare në Gaza vijon të mbetet e rënduar, ku qindra njerëz po vdesin urie

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…