Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Disa orë para skadimit të afatit për arritjen e marrëveshjeve tregtare, Shtëpia e Bardhë shpalli taksa të reja për dhjetëra vende, të cilat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht.

Presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendos masa të reja për vendet me të cilat SHBA ka marrëveshje tregtare, duke forcuar marrëveshjet ekzistuese me partnerë si Bashkimi Evropian dhe duke goditur ashpër Kanadanë me një rritje të ndjeshme të tarifave.

Pavarësisht shqetësimeve në Evropë dhe mungesës së unanimitetit, marrëveshja e arritur midis Presidentit të SHBA-së dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Skoci, mbetet në fuqi. Në listën e vendeve të prekura, Bashkimi Evropian ruan një tarifë prej 15%, siç u ra dakord në takimin dypalësh. Po ashtu, tarifa për Japoninë është konfirmuar në 15% dhe për Mbretërinë e Bashkuar në 10%.

Ndërkohë, Kanadaja është ndëshkuar me një rritje nga 25% në 35%, “në përgjigje të mosveprimit dhe hakmarrjes së vazhdueshme të Otavës”.

Edhe Zvicra është goditur me një tarifë më të lartë se ajo e njoftuar më 2 prill, duke arritur në 39%. Në reagim, Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, i ka kërkuar Kryeministrit kanadez, Mark Carney, “të mos dorëzohet”.

Tarifat për Indinë mbeten në nivelin 25%, ndërsa për Korenë e Jugut në 15%. Sipas listës së publikuar nga Shtëpia e Bardhë, mallrat e importuara nga çdo vend do t’i nënshtrohen një tarife prej 10%, përjashtuar 92 vende të listuara në një aneks që i nënshtrohen normave më të larta.

 

 

Tarifa më e rëndë zbatohet për produktet nga Siria, që do të taksohen me 41%. Ndërsa Brazili, përveç tarifës ekzistuese prej 10%, tani përballet edhe me një tarifë shtesë prej 40% për disa mallra, si masë ndëshkuese ndaj Presidentit Lula, “në përgjigje të gjyqit të ish-Presidentit Jair Bolsonaro”.

Përveç këtyre masave, urdhri ekzekutiv i Trump vendos edhe një tarifë prej 40% për çdo mall që Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së përcakton si të “transportuar” me qëllim shmangien e tarifave më të larta, kryesisht kur mallrat e prodhuara në Kinë ridërgohen dhe ripaketohen në vende të tjera.

Presidenti Trump e njoftoi planin e tij tarifor për herë të parë në prill, duke shkaktuar trazira në tregjet botërore, por e pezulloi për t’i dhënë kohë vendeve të negocionin marrëveshje të reja tregtare, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në.

Related Posts

  •     Ushtria lituaneze ka gjetur një mjet ajror pa pilot që beson se ka hyrë në hapësirën e saj ajrore nga Bjellorusia pas disa ditësh kërkimesh, njoftoi ushtria sot. Mjeti ajror pa pilot u gjet në poligonin e stërvitjes ushtarake Gaiziuinai pranë qytetit Jonava, tha ushtria. Sipas raporteve fillestare, bëhet fjalë për dronin Geran

  •     Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate e ka konfirmuar raportimin e Gazetës për arrestimin e zyrtarit policor Leogzim Klinaku, pas dyshimeve se e kishte sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër policor.  Me vendim të Prokurorit të Shtetit atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve. “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot pasdite

  •     “Falënderojmë Shqipërinë për mbështetjen. Së bashku do të arrijmë objektivat për të qenë pjesë e BE”. Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze në një intervistë në Klan News deklaroi se Ukraina do të njohë Kosovën në të ardhmen e afërt, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk do të mbetet më e hapur

  •     Misioni i KFOR-it po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë. Shenjat e tilla, të vendosura në zonat malore dhe pyjore, sipas KFOR-it, shënojnë qartë zonën e operacioneve të tij, duke shtuar se ato ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale. “KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla