Policia dhe Prokuroria mohojnë se ka rrezik nga tela elektrikë në Liqenin e Ujmanit

 

 

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, ka nisur hetime më 30 korrik 2025 lidhur me deklaratat e kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, i cili kishte pohuar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, që sipas tij, përbëjnë rrezik për qytetarët.

Lidhur me këtë i njëjti është intervistuar nga autoritetet në cilësinë e dëshmitarit, ku ka deklaruar se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, kishte hasur në tela në ujë, të cilët nëse aktivizohen, sipas tij, mund të jenë të rrezikshëm.

Po ashtu Policia ka pranuar edhe një video lidhur me rastin dhe menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë përkatëse të kontrollit kufitar ujor kanë ndërmarrë kontrolle në terren.

Nga verifikimi është konstatuar se telat nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik për sigurinë publike.

Gjithashtu, Policia e Kosovës bën të ditur se nuk ka pasur ndonjë raportim të mëhershëm lidhur me këtë çështje.

Pas analizës së të gjitha provave dhe informacioneve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konkluduar se nuk ekzistojnë elemente që përbëjnë ndonjë vepër penale.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos ndihen të shqetësuar apo të frikësuar, duke siguruar se çdo rast i dyshimtë trajtohet me seriozitet të lartë./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…