Ndërron jetë oficeri korrektues Fatmir Bicaj

 

 

Ka ndërruar jetë oficeri korrektues, Fatmir Bicaj.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e tij, ndërsa ka ngushëlluar familjen Bicaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit korrektues, Fatmir Bicaj. Në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bicaj, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan përkushtimin e tij dhe profesionalizmin shembullor”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, në komunikatë thuhet se “Fatmiri ishte model i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit. Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”.

“Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë familjes me zemër dhe në lutje. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…