Mblidhet qeveria në detyrë

 

 

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot.

Kurti pritet të mbledh kabinetin qeveritar në ora 11:00.

Tashmë janë bërë gati gjashtë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kosova ende nuk ka Kuvend të konstituuar, e as Qeveri të re.

Gjykata Kushtetuese, më 26 qershor, u dha 30 ditë afat deputetëve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit, por ata nuk arritën ta përmbyllin këtë proces brenda këtij afati.

Aktualisht, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese.

Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti  gjatë ditës së djeshme ka folur me përçmim për rivalët e tij politik. Kurti tha se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me Albulena Haxhiun, por me Vetëvendosjen dhe popullin që nuk u dha më besim partive të vjetra.

Ai përdori gjuhë ofenduese sikur në natën e zgjedhjeve, duke thënë “.. siç thotë populli ynë, këta as nuk po shtyhen as nuk po ngrehen”.

“Opozita nuk ka problem me Albulenën, por me popullin që nuk ua dha besimin dhe me VETËVENDOSJE!-n që ua ndali përfitimet e paligjshme,” ka deklaruar Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…