IPK e konfirmon arrestimin e policit që dyshohet se sulmoi kolegun e tij

 

 

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate e ka konfirmuar raportimin e Gazetës për arrestimin e zyrtarit policor Leogzim Klinaku, pas dyshimeve se e kishte sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër policor. 

Me vendim të Prokurorit të Shtetit atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot pasdite për një incident brenda hapësirave të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë. Hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në lidhje me këtë incident ku dyshohet se një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës. Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, është arrestuar një zyrtar policor i cili shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë. Arrestimi i tij është bërë më dyshimin se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Sulm” kurse të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, ka njoftuar IPK.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.  Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar të trajtojë me seriozitet të lartë çdo veprim të kundërligjshëm të zyrtarëve policorë me qëllim të fuqizimit të integritetit të Policisë së Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…