by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

“Falënderojmë Shqipërinë për mbështetjen. Së bashku do të arrijmë objektivat për të qenë pjesë e BE”.
Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze në një intervistë në Klan News deklaroi se Ukraina do të njohë Kosovën në të ardhmen e afërt, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk do të mbetet më e hapur dhe vendimi për njohjen e Kosovës pritet të merret së shpejti.
Ajo shprehu besimin e plotë se ky vendim do të jetë në përputhje me pritshmëritë e popullit të Kosovës.
Gjithashtu, Klympush Tsintsadze falenderoi thellësisht qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj Ukrainës në këtë periudhë sfiduese, duke theksuar se ata janë në “anën e duhur të historisë”. Deputetja nënvizoi edhe rolin e shtetit shqiptar dhe koordinimin e ngushtë që ekziston mes dy vendeve në arenën ndërkombëtare, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ushtarak dhe humanitar, raporton KFVA.
“Unë jam shumë mirënjohëse për ndihmën që kanë dhënë qytetarët e Shqipërisë, ata janë në anën e duhur të historisë. Jam shumë mirënjohëse për gjithë mbështetjen që ata kanë dhënë deri tani, edhe shteti shqiptar nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi koordinuar veprimet tona me shtetin shqiptar në aspektin politik dhe kemi ndërtuar një besim tek mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne. Edhe për mbështetjen ushtarake kemi mirënjohës, edhe për mbështetje ushtarake jemi shumë mirënjohës.”
Ajo shprehu gjithashtu shpresën që Shqipëria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se bashkë do të arrijnë të gjitha objektivat strategjike.
“Ne kemi arritur disa marrëveshje me Shqipërinë për çështjet e sigurisë në vitet e ardhshme, mendoj se kjo do të jetë një çështje që do të vijojë të zbatohet. Po ashtu ju vlerësojmë edhe për ndihmën humanitare që kanë dhënë njerëzit në Shqipëri. Shpresojmë që Shqipëria do të vijojë me këtë mbështetje për Ukrainën që të bëhet shtet anëtar i NATO-s dh së bashku ne do të arrijmë të gjitha objektivat për qenë pjesë e Bashkimit Europain./
Ushtria lituaneze ka gjetur një mjet ajror pa pilot që beson se ka hyrë në hapësirën e saj ajrore nga Bjellorusia pas disa ditësh kërkimesh, njoftoi ushtria sot. Mjeti ajror pa pilot u gjet në poligonin e stërvitjes ushtarake Gaiziuinai pranë qytetit Jonava, tha ushtria. Sipas raporteve fillestare, bëhet fjalë për dronin Geran
Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate e ka konfirmuar raportimin e Gazetës për arrestimin e zyrtarit policor Leogzim Klinaku, pas dyshimeve se e kishte sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër policor. Me vendim të Prokurorit të Shtetit atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve. “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot pasdite
Misioni i KFOR-it po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë. Shenjat e tilla, të vendosura në zonat malore dhe pyjore, sipas KFOR-it, shënojnë qartë zonën e operacioneve të tij, duke shtuar se ato ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale. “KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla
Një i mitur nga Novobërda, që është raportuar i zhdukur ditë më parë, është gjetur shëndoshë e mirë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai ka treguar se i mituri është gjetur në gjendje të mirë gjatë ditës së premte./KFVA/