Trump “paralajmëron” Kandanë pas vendimit për ta njohur shtetin palestinez

 

 

Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në muajin shtator, ka deklaruar Kryeministri kanadez Mark Carney për gazetarët të mërkurën.

Pak orë pasi pasi Kanadaja bëri këtë njoftim, Presidenti i SHBA-së Donald Trump reagoi në rrjetin e tij social, Truth Social:

“Wow! Kanadaja sapo ka njoftuar se po mbështet shtetësinë për Palestinën. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne të bëjmë një marrëveshje tregtare me ta. Oh Kanada!!!”, ka shkruar Trump.

Paralajmërimi i tij për Kanadanë vjen disa orë para se tarifat e tij të “Ditës së Çlirimit” të hyjnë në fuqi për vendet që nuk kanë arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në.

Vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Korenë e Jugut dhe Japoninë, si dhe BE-në, kanë arritur së fundmi marrëveshje tregtare – kështu që ato do të kenë tarifa specifike për mallrat që u shesin SHBA-ve.

Por vendet e tjera – duke përfshirë Kinën dhe Meksikën – ende nuk kanë arritur marrëveshje. Trump ka qenë i qartë se marrëveshjet duhet të arrihen para 1 gushtit, përndryshe do të aplikohen taksa më të larta.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…