by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në një atmosferë krenarie kombëtare, sot në kryeqytetin kroat u mbajt një nga paradat më të mëdha ushtarake të dekadës, me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) dhe Ditës së Fitores dhe Falënderimit ndaj Atdheut.
Ceremonia nisi në orën 17:00 dhe përfshiu më shumë se 3,400 pjesëmarrës, 500 mjete luftarake dhe joluftarake, si dhe 40 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore kroate.
Parada u zhvillua përgjatë rrugës “Grad Vukovar”, në një itinerar prej 2.4 kilometrash, nga Avenia “Marina Držić” deri tek “Savska”, me një gjatësi formacioni që arriti rreth 1,800 metra.
Në krye të paradës qëndronin 200 flamuj të njësive historike dhe luftarake, të ndjekur nga 24 ekselone këmbësorie, ku përfshiheshin ushtarë aktivë, kadetë, rezervistë, si dhe përfaqësues të institucioneve civile dhe të sigurisë, shkruan A2 CNN.
Formacionet e ushtrisë kishin bërë përgatitje intensive gjatë dy javëve të fundit në bazën ushtarake Pleso, ku çdo ditë stërviteshin për të përsëritur marshimin pesë herë në ditë.
Parada përfshiu edhe pjesëtarë nga forcat e armatosura të nëntë vendeve mike, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Poloninë dhe Portugalinë, duke theksuar karakterin ndërkombëtar të ceremonisë.
Në qiellin e Zagrebit u zhvillua një ceremoni spektakolare fluturimi, me pjesëmarrjen e helikopterëve, dronëve Bayraktar, avionëve të transportit, helikopterëve Black Hawk, dhe kulmoi me fluturimin e avionëve luftarakë Rafale, krenaria më e re e Forcave Ajrore Kroate.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intigrim (BDI), Ali Ahmeti ka njoftuar se do të merrë pjesë në protestën e thirrur nga OVL-UÇK-së me datën 7 gusht duke filluar nga ora 17:00. Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare, pas një operacioni që ka zhvilluar dje, shkruan KFVA. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku fillimisht janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë përdorur kartela të bardha bankare
Ka ndërruar jetë oficeri korrektues, Fatmir Bicaj. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e tij, ndërsa ka ngushëlluar familjen Bicaj. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit korrektues, Fatmir Bicaj. Në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më
Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se gjatë intervistimit të saj të djeshëm në Prokurori Speciale nuk është mbrojtur në heshtje. Hajdari thotë se kjo vërtetohet edhe nga procesverbali i datës 31 korrik. “Po, unë i kam kuptuar të drejtat e mia dhe dëshiroj të përgjigjem në pyetjet e prokurorëve