by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kompania amerikane Continental Strategy, e kontraktuar nga Partia Demokratike, i ka kërkuar nëpërmjet një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit që të heqë sanksionimin non grata ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pasi vendimi sipas saj nuk bazohet në fakte dhe ka qenë i motivuar politikisht.
“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një ‘shtet-narkotik’.”
Në kërkesë, kompania lobuese argumenton se heqja e sanksionimit do t’i shërbente edhe rikthimit të besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara në Ballkan.
“Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.”
Si argument mbështetës për kërkesën e saj, kompania i kujton DASH edhe zgjerimin e përdorimit të sanksioneve gjatë administratës Biden, e cila ka vendosur mbi 300 sanksionime në katër vite. Sipas saj, nga këto sanksionime nuk janë kursyer edhe zyrtarë të qeverive që bashkëpunojnë me SHBA-në, ndërsa kritikohet për shmangien e regjimeve të majta që gjithashtu përballen me akuza për korrupsion.
Sali Berisha u shpall person non grata në SHBA më 19 maj të vitit 2021, vendim që solli zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare dhe në veçanti në Partinë Demokratike, ku pas tentativës së Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga kjo forcë politike, Berisha u rikthye në krye të saj. Berisha e kundërshtoi shpalljen non grata si të motivuar politikisht, duke paditur në Francë sekretarin e Shtetit të asaj kohe, Antony Blinken, dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si furnizuesin kryesor të DASH me informacione të pavërteta kundër tij.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intigrim (BDI), Ali Ahmeti ka njoftuar se do të merrë pjesë në protestën e thirrur nga OVL-UÇK-së me datën 7 gusht duke filluar nga ora 17:00. Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare, pas një operacioni që ka zhvilluar dje, shkruan KFVA. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku fillimisht janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë përdorur kartela të bardha bankare
Ka ndërruar jetë oficeri korrektues, Fatmir Bicaj. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e tij, ndërsa ka ngushëlluar familjen Bicaj. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit korrektues, Fatmir Bicaj. Në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më
Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se gjatë intervistimit të saj të djeshëm në Prokurori Speciale nuk është mbrojtur në heshtje. Hajdari thotë se kjo vërtetohet edhe nga procesverbali i datës 31 korrik. “Po, unë i kam kuptuar të drejtat e mia dhe dëshiroj të përgjigjem në pyetjet e prokurorëve