Raportohet se është arrestuar qytetari që konfrontoi Fitore Pacollin

 

 

Në media po raportohet se është arrestuar Hazir Hoxha, i cili dyshohet se ka ngacmuar Fitore Pacollin.


Siç merr vesh Insajderi, i njëjti ka thirrur shumë herë deputeten Fitore Pacolli.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha, po ashtu ishin përplasur keq gjatë një emisioni drejtpërdrejt.

Pacolli kishte kërkuar nga Hoxha të tregojë se kush e ka paguar atë për të shpifur ndaj saj, ndërsa Haziri i ishte përgjigjur duke i thënë se ai është misionar dhe jo mercenar.

“Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenar. Mosmë ofendo..”, ka thënë Hoxha.

Tutje, Pacolli ka insistuar nëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi që i ka dhënë para atij për të dalë në publik me akuza të tilla, mirëpo Hoxha ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…