Oda Amerikane thërret ZRrE-në të anulojë menjëherë vendimin për liberalizim të tregut të energjisë

 

 

Pas vendimit të sotëm të Departamentit për Çështje Administrative, të Gjykatës Komerciale, për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për liberalizimin e tregut të energjisë, si dhe caktimin e masës së sigurisë, në pritje të aktgjykimit përfundimtar, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit thirrjen e saj që ZRrE të shfuqizojë menjëherë vendimin e saj të kontestuar për liberalizimin e tregut të energjisë.

Sipas reagimit të OEAK-së, aktgjykimi i sotëm, por edhe ato të para disa javëve, konfirmojnë shqetësimet e ngritura nga bizneset dhe nga vetë Oda, duke theksuar më tej të metat procedurale dhe substanciale në procesin e liberalizimit.

“Pasiguria juridike e krijuar muajve të fundit ka shkaktuar konfuzion të jashtëzakonshëm në mesin e bizneseve, duke minuar parashikueshmërinë rregullative dhe duke cenuar planifikimin operativ”, tha OEAK në reagimin dërguar mediave.

Oda Amerikane thotë se reformat, veçanërisht në sektorët kritikë si energjia, duhet të bazohen në transparencë, siguri ligjore dhe trajtim të barabartë për të gjithë.

“Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane bën thirrje për një dialog gjithëpërfshirës ndërmjet të gjithë hisedarëve përkatës, përfshirë Qeverinë e Kosovës si dhe komunitetin e biznesit, për të siguruar që çdo hap i ardhshëm drejt liberalizimit të tregut të bazohet në qartësi ligjore, procedura të drejta dhe një angazhim për drejtësi ekonomike”, u tha në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…