Haradinaj i reagon Vetëvendosjes: Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen

 

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj veprimeve të djeshme të akterëve të Vetëvendosjes, të cilët pas shkuarjes së FSK bashkë me KFOR-in në veri i seleksionuna fotografit dhe i postonin ato ku nuk dukeshin veturat e KFOR-it, shkruan Periskopi.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, u tha se aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën.

Postimi i plotë:

Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën. Vendimet e marrura në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij.
Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij.
  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…