Dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023 në Zveçan, ngrihet aktakuzë edhe ndaj një personi

 

 

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.A për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR’it dhe Policisë së Kosovës, në protestën e para dy vitesh në Zveçan, shkruan KFVA.

Ai akuzohet për katër vepra penale: Sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas aktakuzës, më 29.05.2023, që nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri M.A, i ka sulmuar dhe seriozisht i ka kanosur disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri.

M.A akuzohet se, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës, së bashku me të pandehurit tjerë kishin filluar të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar.

“Si pasojë e këtyre veprimeve, të cilat M.A, sipas aktakuzës, i ka kryer në koordinim me shumë të pandehur të tjerë, janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, janë shkaktuar lëndime të rënda trupore tek disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe dëme të mëdha materiale në automjete zyrtare dhe të gazetarëve që kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për konfiskimin e një arme zjarri dhe shkatërrimin e substancave narkotike në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, të cilat janë sekuestruar gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore ndaj të pandehurit.

PSRK i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…