Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

 

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm parandalues kundër një tentative për futje të kontrabandës në zonën sterile të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar në Facebook, pas pranimit të informacioneve proaktive dhe organizimit operativ në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, në koordinim dhe nën organizimin e Departamentit për Siguri të Qendrës Korrektuese të Dubravës, është realizuar një bastisje e menjëhershme.

Gjatë kontrollit janë zbuluar pesë qese të zeza, të mbështjella dhe të izoluara me izolir të tejdukshëm.

Qeset janë lokalizuar dhe brenda tyre janë gjetur:

Lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në disa njësi, me peshë të përgjithshme prej 98 gramësh (me mbështjellës);

Pesë telefona të markës Samsung, prej të cilëve njëri kishte SIM kartelë të vendosur, si dhe dy SIM kartela të papërdorura.

“Ky operacion, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës, Departamentit të Sigurisë së QK Dubravë dhe zyrtarëve përgjegjës të sigurisë, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të parandaluar çdo përpjekje për futjen e kontrabandës dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar brenda institucioneve korrektuese. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, thuhet tutje në njoftim

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…