Skandali i rezervave shtetërore: Ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica po intervistohet nga Prokuroria Speciale

 

 

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica është ftuar për herë të dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës, shkruan KFVA.

Lipovica ka hezituar të flas nëse është thirrur për intervistim në rastin e rezervave shtetërore, ndërkohë avokati i tij tha se nuk e dijnë arsyen e ftesës.

“Është vetëm një ftesë. Nuk e dijmë as për cka është një ftesë për intervistim, kjo është intrvistimi I dytë, nuk e dijmë as për cfarë rasti është”, tha avokati I tij

Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara.

Në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka thirrur kryeministrin Albin Kurti të paraqitet në ambientet e PSRK-së si dëshmitar, por ai ende nuk është paraqitur duke kërkuar që të intervistohet në Zyrën e tij.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…