• Sat. Oct 11th, 2025

Skandal shtetëror: Dështimi i Rozeta Hajdarit, asnjë litër naftë nuk është testuar nga viti i kaluar në Kosovë

Bykfvanews

Jul 29, 2025

 

 

Sistemi shtetëror i kontrollit të cilësisë së derivateve në tregun e brendshëm ka dështuar plotësisht. Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk ia ka vazhduar autorizimin laboratorit të vetëm që kryente testimet e cilësisë, duke lënë kështu qytetarët të pambrojtur dhe tregun e derivateve të pakontrolluar që nga dhjetori i vitit 2024.

Në mungesë të këtij autorizimi, që nga dhjetori i vitit të kaluar nuk është kryer asnjë analizë laboratorike për cilësinë e naftës në Kosovë. Ministria, e cila ka për obligim ligjor të mbrojë interesin publik dhe të kontrollojë cilësinë e derivateve në treg, ka lejuar funksionimin e një tregu të lirë dhe të pakontrolluar, një veprim që rrezikon seriozisht shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Para disa muajve, qytetarët u ankuan për cilësinë e derivateve në një pikë karburanti në Prishtinë. Në vend të ndërhyrjes së Inspektoratit të Tregut, që ka për detyrë ligjore kontrollin e tregut, aty ishin prezentë vetëm punonjësit e pikës dhe qytetarët, të cilët merrnin mostrat në shishe plastike,  një veprim që nuk garanton as standard profesional, e as ligjor.

Në mungesë të autorizimit për laboratorin KosovaLab, nuk ka pasur më asnjë trup të certifikuar që të pranojë dhe analizojë mostrat. Si rrjedhojë, që nga viti i kaluar cilësia e derivateve që përdorin qytetarët ka mbetur jashtë çdo kontrolli shtetëror.

Burime të Periskopit kanë treguar se ministria përmes inspektoratit të tregut i ka marrë disa mostra, por kjo është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi kjo nuk përcaktohet me Ligjin e Naftës e as Udhëzimin Administrativ që është në fuqi.

Arben Zeneli nga laboratorët KosovaLab kishte deklaruar për Periskopin se Inspektorati i Tregut nuk ka kompetencë për marrjen e mostrave, duke u bazuar në udhëzimin administrativ në fuqi.

“Sipas nenit 3 pika 2 të udhëzimit administrativ, Inspektorati i Tregut nuk ka kompetencë profesionale për marrjen e mostrave dhe dërgimin e tyre për analizë në Doganën e Kosovës, sepse nuk janë të akredituar. Ky është një veprim në kundërshtim me ligjin për tregtinë me naftë, ligjin për inspektoratin dhe vetë udhëzimin administrativ në fuqi”.

Sipas Zenelit, për të mundësuar që Inspektorati të marrë mostra, duhet të ndryshohen ligjet ekzistuese. Në të kundërtën, çdo përpjekje për t’u angazhuar në inspektim është kundërligjore. “Roli i shtetit duhet të jetë vetëm mbikëqyrës. Marrja e mostrave dhe testimi i tyre duhet t’u lihet palëve të treta të akredituara”, shtoi ai.

Periskopi ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, në një konferencë për media më 18 qershor, ministrja Hajdari deklaroi se “kontrollet janë shtuar 100 për qind”, pa përmendur se aktualisht Inspektorati i Tregut nuk ka as bazë ligjore për të marrë mostra.

Tentimet e Inspektoratit për të marrë mostra, në disa raste, kanë dështuar për shkak të mosrespektimit të procedurave ligjore dhe mungesës së akreditimit.

Qytetarët vazhdojnë të ankohen për cilësinë e karburantit, ndërsa për shkak të mosemërimit të laboratorëve të rinj, rastet nuk po procedohen për testim.

Justifikimi i Ministrisë, se për shkak të kostos testimet do të bëhen vetëm në Doganën e Kosovës, bien poshtë kur kujtohet se Dogana nuk merr përgjegjësi për testime, por vetëm ofron bashkëpunim sipas kapaciteteve që ka  të cilat nuk janë të mjaftueshme për garantimin e cilësisë. Kështu së paku thuhet në marrëveshjen në mes MINT dhe Dogana, që e ka publikuar KFVA.

Në marrëveshjen që e ka publikuar Periskopi në mes të Doganave dhe MINT thuhet se për testimin e derivateve  kostoja është zero, ndërkohë që për të gjitha produktet ushqimore që hyjnë në Kosovë paguhen analizat e mauneve rreth 90 euro për ngarkes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *