• Sat. Oct 11th, 2025

Si Vetëvendosje krenohej për larjen e qytetarëve në Liqenin e Ujmanit?

Bykfvanews

Jul 29, 2025

 

 

33 vjeçari tash e tri ditë po kërkohet në Liqenin e Ujmanit, i cili dyshohet se kërceu nga ura dhe nuk doli më, raporton KFVA.

Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit janë realizuar nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe nga zjarrfikësit. Ndërsa sot edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar këtij operacioni.

Në anën tjetër, ndërhyrjen e tyre, Lëvizja Vetëvendosje nuk hezitoi për ta politizuar.

Me propagandën e tyre thanë se “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”.

“Njësitet e specializuara të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka thënë Maqedonci”, thuhet në postimin e LVV’së.

Të njëjti që po i thurin lavde vetes, por po i harrojnë “behanet” që i kanë.

Nuk është i vetmi 33 vjeçar që zgjodhi të freskohej në Liqenin e Ujmanit.

Qindra qytetarë të tjerë gjatë verës së fundit janë freskuar aty, për të cilët edhe Lëvizja Vetëvendosje krenohej.

Njëri ndër ta është zëdhënësi Arlind Manxhuka i cili ka “duartrokitur” për këtë veprim.

Këtë postim të Manxhukës nuk përtoi ta proklamojë as deputeti aktual, Artan Abrashi.

 

Manxhuka edhe më 6 korrik shpërndau disa fotografi të transmetuesit publik, teksa disa qytetarë kishin zgjedhur liqenin artificiale që të pushonin. Kjo nuk i kishte ikur Saranda Bogujevcit pa ia bëë “like” .

 

Kujtojmë që në vitin e kaluar u pat raportuar në media lidhur me organizimet që Vetëvendosje bënte për të shkuar në Ujman.

Reagimet të ashpra ndaj VV’së:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka akuzuar Qeverinë në detyrë se po abuzon me vdekjen e të riut në Liqenin e Ujmanit. Ajo ka thënë se shkruar se kjo po bëhet për propagandë politike.

“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike? FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë. Por nuk do t’ia dilni. Marre ju qoftë”, ka thënë ajo në një status në Facebook.

Ndërsa, analisti Shenoll Muharremi u ka bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i kërkoj falje popullit dhe NATO-s, pasi duke bërë propagandë VV-ja largoi nga fotografia veturen e KFOR, që bashkë me FSK-në shkuan në Ujman për gjetjen e 33 vjeçarit.

“Me këtë veprim po tregon jo vetëm mosrespekt, por edhe jofalënderim për çlirimin e vendit nga NATO dhe për ruajtjen e paqes e stabilitetit për dekada me radhë që e kanë mundësu Kosovën me i ngrit institucionet e veta dhe me shpallë pavarësinë nga Serbia.
Me këtë veprim të turpshëm, je tu tregu që je në gjendje me bo gjithçka për 2-3 vota ma shumë, me i ruajt, e jo me i fitu të reja. Me mashtru, me fshi, me rrejt vetëm për me mbajt pushtetin më shumë”, shkroi mes tjerash Muharremi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *