Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për zjarrvënie në Mitrovicë

 

 

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të  Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”, andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Tutje në njoftim thuhet se informatat për personin, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”. /

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…