• Sat. Oct 11th, 2025

Kurti reagon pas gjetjes së trupit të mërgimtarit në Ujman, ngushëllon familjen

Bykfvanews

Jul 29, 2025

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas gjetjes së trupit të mërgimtarit që u mbyt në këtë liqen, ku në operacionin e kërkimit u përfshi edhe FSK’ja.

Kurti ka falenderuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in “për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit”, shkruan KFVA.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së mërgimtarit.

“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, thuhet në postimin e Kurtit.

Reagimi i Kurtit vjen disa minuta pas atij të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë. Ambasada ka reaguar e shqetësuar, për siç ka thënë, përpjekjet për të politizuar dërgimin e ekipit të kërkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, për gjetjen e trupit të mërgimtarit që u mbytë në këtë liqen, duke theksuar se kjo u aprovua nga Komandanti i KFOR’it ekskluzivisht për qëllime humanitare.

Sipas Ambasadës, deklaratat që e paraqitën këtë mision si “operacioni i parë i FSK’së në veriun e Kosovës”, e keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e këtij angazhimi, shkruan Reporteri.net.

“Po aq shqetësuese janë edhe akuzat për manipulim me fotografi – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar narrativë të rrejshme. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të heqin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, thuhet në reagim.

Ambasada ka thënë se vdekja e 33-vjeçarit duhet të jetë një moment zie kolektive, dhe jo një rast për përfitime politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *