Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton se pas lajmërimit të rasteve të dyshuara të prezencës se sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’ hulumtimit të plotë diagnostik, analizat laboratorike konfirmuan prezencën e sëmundjes në dy ferma.

Sipas AUV, dy rastet janë në fshatin Marec të Prishtinës dhe një fermë në fshatin Brus komuna Lipjanit.

“Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot,  ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës. Njëkohësisht urdhërohen të gjithë fermerët ne bashkëpunim me veterineret privat të përdorin masat e dezinsektimi  në ferma dhe përreth tyre. Me qellim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes. Po ashtu  të shmangin kontakte me kafshët e tufave tjera. Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse ligjezbatuese obligohen të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.

Sipas AUV, sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu,  dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.

Bazuar në Ligjit  Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 29.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/574/2025 Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ‘’ Gjuha e Kaltër’’.  Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera.

Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës, masat e përgjithshme: Ndalohet lëvizja e kafsheve nga fermat,  tregtimi në tregjet  dhe  shitblerja; Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje. Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarian: Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje: Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit): Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura; AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike.

Po ashttu thuhet se përjashtimisht nga pika 1 e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara,  me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas UAV urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën, si dhe obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në  të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

AUV njofton se masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025./

Related Posts