by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Tërheqje zvarrë, djegie me shkrepsë, xhirim, e zhveshje e rrobave. Të gjitha këto maltretime i përjetuan nxënësit e klasave të para dhe dyta në një verandë të shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë me 10 qershor të këtij viti.
Për 45 minuta vendi ku ata zakonisht luanin u kthye në një skenë tmerri. Ata u ngacmuan fizikisht e seksualisht brenda oborrit të shkollës nga 4 nxënës të klasave të 8-ta dhe të 9-ta të po të njëjtës shkollë, raporton Kiks Kosova.
Krejt këtë dhunë, ata e jetuan derisa po prisnin për të filluar orën e parë të mësimit. E për krejt këta minuta thuhet se askush nga stafi i shkollës nuk e vuri re.
I tmerruar me atë se çfarë përjetoi i biri i tij 7-vjeçar, është shprehur Bujar Bajqinca. Ai thotë se pjesë e këtij sulmi ishin 6 nxënës të ciklit të ulët nga klasa e parë, përfshirë edhe djalin e tij të cilin provuan ta zhveshin.
Bajqinca rrëfen i shqetësuar për atë që ka përjetuar djali i tij në një moshë kaq të re.
Ai tha se, bazuar në pamjet që ka parë përmes kamerave të sigurisë, për gati një orë disa nga fëmijët janë zhveshur dhe janë detyruar të ulen mbi buburrecat në ballkonin e shkollës.
Gjatë kohës kur po ndodhnin këto ngacmime, dyshohet se njëri nga fëmijët ishte duke i filmuar të gjitha skenat me telefon.
Megjithatë, sipas prindërve, autorët e kësaj vepre janë liruar pa u marrë masa serioze ndaj tyre, sikur të mos kishin bërë asgjë.
Të nesërmen, të njëjtit janë parë sërish duke lëvizur lirshëm në hapësirat e shkollës. Sipas prindërve, psikologja e shkollës dhe sekretarja kanë dhënë maksimumin në rregullimin e situatës, por mungesa e reagimit institucional ka qenë shqetësuese, pasi, sipas tij, Këshilli i Prindërve është informuar për ngjarjen vetëm katër ose pesë ditë më vonë.
Ndërsa ai thotë se drejtoria e shkollës dhe të tjerët, e kanë mbajtur rastin të fshehur.
E fëmijëve nuk u është ofruar asgjë nga Qendra për Punë Sociale, përveçse nga një deklaratë në polici, jashtë kësaj nuk ka pasur asnjë interesim apo ndihmë të mëtejshme.
E shtatori do të jetë një pikë kthese e kujtimeve të dhimbshme të përjetuara në fund të klasës së parë.
Tashmë fëmijët e ngacmuar kanë frikë t’i kthehen sërish bankave të së njëjtës shkollë, me frikë nga bullizimi dhe përqeshja e asaj që përjetuan një muaj më parë.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, një intervistë në RTK ka folur për zhvillimet në PDK ndër vite dhe për historikun e raportit të tij me Sami Lushtun. Lladrovci ka thënë se Hashim Thaçi e kishte telefonuar dy herë nga Haga, pas zgjedhjeve të 2021’ës. Lladrovci tha se Thaçi e kishte lutur që t’i
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se e kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ia kërkoi tërheqjen e tij nga kandidatura për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas Lladrovcit, takimi me kryetarin e PDK-së është zhvilluar rreth një muaj e gjysmë më parë në hotelin Emerald, përpara mbledhjes me kryetarët e degëve,
Ka vdekur në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, i cili ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit kujdestarë dhe prokurori i shtetit, i cili
Përreth Ujmanit mungojnë shenjat që ndalojnë larjen, ndërkaq edhe në urën kryesore mbi të nuk ka shenja që ndalojnë hedhjen nga lartësia në liqen. Pasi të dielën u mbyt një 33-vjeçar që u hodh nga ura, është kërkuar hetim, e edhe përgjegjësi institucionale për promovim larjeje në liqenin që ndodhet në veri. E