Arifi: Dorën në zemër, edhe urën mund ta hap Kurti por po dështon me bind KFOR-in

 

 

Ish diplomati, Avni Arifi ka thënë se Vetëvendosje është duke nxituar për të dhënë lajmin se FSK-ja ka shku në Veri, raporton KFVA

Ai në Facebook ka thënë se FSK’ja gjithëherë ka pasur të drejtë të shkojë në veri me leje të KFOR-it.

Arifi ironizon duke thënë që Kurti mund ta hap edhe Urën e Ibrit, por që sipas tij po dështon ta bind KFOR-in për këtë.

Postimi i plotë:

I ka dhënë zor VV me e publiku lajmin se FSK ka shkuar në Veri thu ti se kanë shku në Hënë!

Nuk është hiç lajm i ri që FSK ka shkuar në Veri. FSK gjithmonë ka pasur të drejtë të shkojë atje me leje të KFOR, dhe e vetmja gjë që është dasht, ka qenë të tregojë qëllimin e shkuarjes, ndërsa KFOR-i e ka vlerësuar kërkesën.

Ka shkuar edhe më herët, do të shkojë edhe në të ardhmen natyrisht, me lejen e KFOR-it deri sa KFOR dhe NATO ta kenë mandatin që kanë

Dorën në zemër, edhe urën mund ta hap Kurti, dhe krejt çka duhet është të marrë lejen e Komandantit të KFOR-it. Por Kurti si duket po dështon me bind KFOR-in se hapja e urës i shërben integrimit. Dështim amatoresk

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…