by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka reaguar ndaj disa informatave që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me lokalizimin e trupit të mërgimtarit që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit.
Në një njoftim zyrtar, Shoqata thekson se operacionet e kërkimit janë ende duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik vetëm nga institucionet kompetente dhe ekipet e përfshira në terren.
“Lusim qytetarët dhe mediat që të mos përhapin lajme të pavërteta, pasi ato krijojnë konfuzion dhe pengojnë procesin e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.
Shoqata u bën thirrje të gjithëve për bashkëpunim dhe përmbajtje nga spekulimet, derisa të ketë njoftime zyrtare mbi rastin.
Postimi i plotë:
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton opinionin publik se informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman janë të pabazuara dhe pa fakte.
Kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren.
Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Rrahim Latifit, mërgimtarit i cili që kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik. Lajmi i është konfirmuar nga autoritet që ndodhen atje, që po zhvillohen në Ujman, raporton klankosova, përcjell KFVA. Për gjetjen e trupit të tij ishin angazhuar shumë ekipe, ndërkaq sot atje zbarkuan
33 vjeçari tash e tri ditë po kërkohet në Liqenin e Ujmanit, i cili dyshohet se kërceu nga ura dhe nuk doli më, raporton KFVA. Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit janë realizuar nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe nga zjarrfikësit. Ndërsa sot edhe Forcat e Sigurisë
Kamionët me ndihma humanitare rifilluan lëvizjen e tyre nga Egjipti drejt Rripit të Gazës, duke shënuar ditën e tretë radhazi të shpërndarjes së ndihmave, thanë të martën mediat egjiptiane. Kamionët filluan të kalonin në Gaza përmes anës së kontrolluar nga Egjipti të pikës kufitare të Rafah, duke transportuar ushqime thelbësore, furnizime mjekësore dhe
Sistemi shtetëror i kontrollit të cilësisë së derivateve në tregun e brendshëm ka dështuar plotësisht. Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk ia ka vazhduar autorizimin laboratorit të vetëm që kryente testimet e cilësisë, duke lënë kështu qytetarët të pambrojtur dhe tregun e derivateve të pakontrolluar që nga dhjetori