by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sipas Haxhiut, nëse Nisma do ta merrte këtë pozitë me tre deputetë, kjo do të ishte “goditje e vullnetit të popullit”, shkruan KFVA.
“Asnjëherë nuk ka pasur dakordim ndërmjet VV’së dhe partisë Nisma që Kryetari i Kuvendit t’i takojë z.Limaj. Nuk mendoj që një parti që i ka tre deputetë duhet ta ketë këtë pozitë. Kjo është me goditë vullnetin e popullit”, ka thënë Haxhiu.
Ajo s’ka pranuar të ndajë detaje rreth ofertës që i kanë bërë Limajt, mirëpo vetëm e cilësoi si “ofertë gjeneroze”. Detajet tha se mund t’i shpalos vetëm Kurti.
“Oferta jonë ka qenë ofertë gjeneroze. Nuk mund të them më tepër sepse e respektoj qëndrimin e z.Kurti. Vetëm ai duhet ta bëjë publike se çka ka nënkuptuar. Nuk ka qenë këtu kandidati për Kryetar Kuvendi. Ne e kemi parë si partner në qeverisje. Mendojmë që është shtrembërim, shpërfillje e vullnetit të qytetarëve”, deklaroi Haxhiu.
E pyetur se pse u thirr seanca në orën 22:00 të shtunën, Haxhiu e pranoi se nuk kanë pasur sinjale se do të ketë lëvizje.
“Ne ndonëse nuk kemi pasur sinjale asnjëherë që do të ketë lëvizje në këtë drejtim, kemi pasur sado pak shpresë që mund të ndryshojë dicka në këtë drejtim. Mendonim që për ta parandaluar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, opozita do të ndryshojë qëndrim”, deklaroi Haxhiu
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka reaguar ndaj disa informatave që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me lokalizimin e trupit të mërgimtarit që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit. Në një njoftim zyrtar, Shoqata thekson se operacionet e kërkimit janë ende duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka mohuar se kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit të Kosovës ka dështuar 54 herë. Ajo ka theksuar në një intervistë se emri i saj është hedhur në votim të hapur vetëm gjashtë herë. “Emri im ka dështuar në votim te hapur gjashtë herë. Pra është shumë e
Ditën e sotme, rreth orës 18:00, është plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë. Sipas mjekëve, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja plumbash. I dyshuari është duke u kërkuar nga policia, ndërsa rasti është hapur si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Mbrëmjen e së shtunës, pesë persona mbetën të bllokuar në një ashensor në një ndërtesë në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Ashensori kishte rënë nga kati i gjashtë në përdhese dhe dy persona mbeten të lënduar. Gjendja e tyre momentale është e mirë. Funksionin po e kryen mirë. Por ky