by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka mohuar se kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit të Kosovës ka dështuar 54 herë. Ajo ka theksuar në një intervistë se emri i saj është hedhur në votim të hapur vetëm gjashtë herë.
“Emri im ka dështuar në votim te hapur gjashtë herë. Pra është shumë e rëndësishme. Nuk është e vërtetë që emri im është vendosur 54 herë. Emri im është vendosur gjashtë herë dhe 46 herë të tjera kanë qenë për procedurën për votim të fshehtë”, ka deklaruar Haxhiu për Radio Televizionin Dukagjini teksa ka komentuar ngërçin në Kosovë.
Të dielen e 27 korrikut ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese që ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin çdo hap drejt formimit të legjislaturës së re deri më 8 gusht. Kjo masë vjen si pasojë e skadimit të afatit 30-ditor që ka përfunduar më 26 korrik, brenda të cilit duhej të formohej Kuvendi i ri i Kosovës.
Gjykata Kushtetuese pritet të tregojë në ditët në vijim se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje në këtë situatë të pazakontë që ka rëndësi të madhe për të ardhmen institucionale të vendit.
“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë e kanë obligim të respektojnë vendimin e gjykatës. Jemi në një situatë ku Gjykata Kushtetuese mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka nënvizuar ajo, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës./KFVA/
Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Rrahim Latifit, mërgimtarit i cili që kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik. Lajmi i është konfirmuar nga autoritet që ndodhen atje, që po zhvillohen në Ujman, raporton klankosova, përcjell KFVA. Për gjetjen e trupit të tij ishin angazhuar shumë ekipe, ndërkaq sot atje zbarkuan
33 vjeçari tash e tri ditë po kërkohet në Liqenin e Ujmanit, i cili dyshohet se kërceu nga ura dhe nuk doli më, raporton KFVA. Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit janë realizuar nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe nga zjarrfikësit. Ndërsa sot edhe Forcat e Sigurisë
Kamionët me ndihma humanitare rifilluan lëvizjen e tyre nga Egjipti drejt Rripit të Gazës, duke shënuar ditën e tretë radhazi të shpërndarjes së ndihmave, thanë të martën mediat egjiptiane. Kamionët filluan të kalonin në Gaza përmes anës së kontrolluar nga Egjipti të pikës kufitare të Rafah, duke transportuar ushqime thelbësore, furnizime mjekësore dhe
Sistemi shtetëror i kontrollit të cilësisë së derivateve në tregun e brendshëm ka dështuar plotësisht. Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk ia ka vazhduar autorizimin laboratorit të vetëm që kryente testimet e cilësisë, duke lënë kështu qytetarët të pambrojtur dhe tregun e derivateve të pakontrolluar që nga dhjetori