by kfvanews

Share

by kfvanews

Share

 

 

 

 

Mbrëmjen e së shtunës, pesë persona mbetën të bllokuar në një ashensor në një ndërtesë në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Ashensori kishte rënë nga kati i gjashtë në përdhese dhe dy persona mbeten të lënduar. Gjendja e tyre momentale është e mirë.

Funksionin po e kryen mirë.

Por ky lift në një ndërtesë në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë nuk punoi si duhet mesnatën e së shtunës.

Kjo pasi që pesë të rinj mbetën të bllokuar pikërisht në këtë ashensor.

Pasi hypën në të dhe dhanë komandën për në katin e gjashtë, lifti ra papritur në përdhesë.

Brenda ndodheshin katër djem dhe një vajzë, të moshës 17 deri në 22 vjeç.

Dy prej tyre u lënduan.

Mbrapa kamerave, se si ndodhi ngjarja e tregoi një familjar.

“Kur kanë arritur te kati 6, u është hapur dera veç në gjysmë dhe është mbyllur menjëherë, kështu që fëmijët s’kanë pasur mundësi me dalë nga lifti dhe lifti ka filluar me hecë poshtë, po falë Zotit deri në katin e 4-t është zvogëluar shpejtësia, edhe fëmijët, si e kanë pa që lifti s’po ndalet, janë ulur të gjithë këmbëkryq dhe janë përqafuar mes veti me britma e trauma. Të gjithë i kanë mbyllur sytë dhe s’e kanë besuar që po kanë shpëtim. Dy djem janë lënduar më shumë: njëri në qafë, tjetri në këmbë. Kurse dy djemtë tjerë dhe vajza kanë filluar dhimbjet e trupit që dje”, kanë thënë familjarët.

Tutje, shtoi se gjendja e tyre momentale është e mirë, por sipas saj, ata kanë përjetuar trauma dhe që nga ajo ditë as gjumin nuk po e bejnë siç duhet.

Krejt ngjarjen e pa nga afër edhe banori i ndërtesës, Habib Mekolli.

Mekolli tregon edhe shkakun që sipas tij, kanë dhënë autoritetet për krejt këtë ndodhi.

“Erdhën shërbimet e Ndihmës së Shpejtë nga Fushë Kosova, erdhi policia, më vonë erdhen edhe hetues policorë me një ekspert gjyqësor për ta parë vendin e ngjarjes. Ndërkohë, erdhi edhe mirëmbajtësi i ashensorit dhe i këtyre shërbimeve të banesës. Fatkeqësisht është vërtetuar që kontrolli vjetor i ashensoit mungon”, ka thënë qytetari Mekolli.

Se gjendja e liftit nuk është e mirë, e thotë edhe banori tjetër, Bajram Orlloti.

“Që një vit jom, me fëmijë, me krejt. Gjendja e liftit është katastrof edhe pastertia është katastrof……I merr në qaf 8 katë janë afër 500 banor. E me i mbyt me sy në ballë, katastrof. 10euro i merr në muaj”, është shprehur një banorë.

Related Posts