Zjarri përfshin një pronë në Prekaz, shkaktohen disa dëme materiale

 

 

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e së shtunës në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 26 korrik, rreth orës 17:15, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe më pas edhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin me ndihmën e qytetarëve.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Prekaz i Epërm, Skenderaj / 26.07.2025 – 17:15. Raportohet se si pasojë e një zjarri që është shkaktuar për shkaqe të panjohura janë djegur disa pajisje bujqësore, disa pemë, material ndërtimor, rrethoja e oborrit etj. pronë e dy ankuesve m/k./KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…