by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy fshatra të tjera, ndërkohë që udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, premtoi të hakmerret me më shumë sulme brenda territorit rus.
Ukraina nuk komentoi menjëherë për pretendimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se forcat e saj më 26 korrik kishin kapur fshatin Zeleniy Hai në rajonin e Donjeckutdhe fshatin Malyivka në rajonin e Dnipropetrovskut.
Zelensky e pranoi se kishte luftime të ashpra përgjatë vijave të frontit në rajonet lindore të Ukrainës, por foli gjithashtu për “veprime të suksesshme të njësive tona” në rajonin e trazuar të Sumyt dhe tha se forcat e tij po “eliminojnë pushtuesit në zonat kufitare”.
Raportet nga të dyja palët nuk mund të verifikoheshin menjëherë.
Zelensky gjithashtu tha se pika kryesore e sulmeve ruse mbetej afër qendrës së rëndësishme logjistike të Pokrovskut, një qytet me një popullsi para luftës prej më shumë se 60.000 banorësh, por që tani është kryesisht në rrënoja nga sulmet ajrore ruse.
Në adresimin e tij të natës me video, Zelensky tha se komandanti ushtarak ukrainas, Oleksandr Syrskiy, e kishte identifikuar Pokrovskun si një zonë që kërkon “vëmendje të veçantë” për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.
Zëdhënësi ushtarak, Viktor Trehubov, i tha televizionit ukrainas se forcat ruse po sulmonin Pokrovskun me “një rrjedhë të vogël… që thjesht nuk ndalet”.
Dhuna vjen tre ditë pasi zyrtarët ukrainas dhe rusë zhvilluan takimin e tretë të drejtpërdrejtë në Stamboll në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit, i cili shpërtheu në një luftë të plotë pas pushtimit rus të shkurtit të vitit 2022.
Ato bisedime sollën përparim për shkëmbimet e mëtejshme të të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të rënë, por nuk pati përparim të dukshëm drejt një armëpushimi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, duke shfaqur zhgënjimin e tij për refuzimin e udhëheqësit rus, Vladimir Putin, për të rënë dakord për një armëpushim, në mes të korrikut kërcënoi se do të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës nëse nuk arrihet një marrëveshje me Kievin deri në fillim të shtatorit.
Në një intervistë për Fox News të transmetuar më 26 korrik, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trump po bëhet “gjithnjë e më i zhgënjyer” që, edhe pse ka pasur ndërveprime të mira me Putinin gjatë bisedave telefonike, “ato nuk çojnë askund”.
Trump po “humb durimin. Ai po humbet gatishmërinë për të vazhduar të presë që pala ruse të bëjë diçka për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Rubio, duke shtuar se “nuk ka mënyrë që Putini të kishte mbajtur këtë luftë pa mbështetjen kineze, veçanërisht përmes blerjes së naftës së tij.”
Zelensky ka thënë se sulmet e fundit të Rusisë ishin një “përgjigje” ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim të menjëhershëm gjatë bisedimeve të paqes.
Zelensky premtoi të hakmerret me sulme të mëtejshme në objektiva ushtarake brenda Rusisë pasi numri i viktimave civile u rrit më 26 korrik në disa rajone ukrainase të goditura nga artileria dhe dronët rusë.
“Sot, për fat të keq, pati shumë sulme ruse në qytetet dhe komunitetet tona: në Sumy – përfshirë infrastrukturën energjetike ukrainase – si dhe në Dnjepër, Harkiv, rajonin e Hersonit dhe rajonin e Donjeckut”, tha Zelensky në adresimin e tij me video të 26 korrikut.
“Sulme të tilla, padyshim, nuk mund të mbeten pa përgjigje, dhe dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi e sigurojnë këtë”, postoi ai veçmas në platformën X.
“Ndërmarrjet ushtarake ruse, logjistika ruse dhe aeroportet ruse duhet të kuptojnë se lufta e vetë Rusisë tani po i godet ata me pasoja reale”, shkroi Zelensky.
Ai tha se kishte udhëzuar zyrtarët të jenë më aktivë në tërheqjen e fondeve të jashtme për dronët, raporton REL, transmeton KFVA.
“Gjithashtu kam udhëzuar zyrtarët qeveritarë dhe ministrin e Mbrojtjes që të rishikojnë më aktivisht të gjitha marrëveshjet që kemi me partnerët tanë — ato që duhet t’i zbatojmë plotësisht, por që, për fat të keq, aktualisht janë ende vetëm pjesërisht në zbatim”, shtoi ai pa dhënë detaje specifike.
Zelensky ka njoftuar se vendi i tij ka siguruar financim për tre sisteme amerikane të mbrojtjes raketore Patriot dhe është në negociata për shtatë sisteme të tjera, si pjesë e një marrëveshjeje të re që u mundëson aleatëve evropianë të blejnë armë amerikane për Kievin.
Pas deklaratave të fundit të Zelenskyt, autoritetet ruse raportuan sulme brenda territorit rus.
Aleksandr Khinshtein, guvernator i rajonit rus të Kurskut, më 26 korrik pretendoi se një dron ukrainas kishte vrarë një person në fshatin Obesta, rreth 5 kilometra nga kufiri.
Ndërsa autoritetet në rajonin e Volgogradit thanë se mbetjet e rëna nga dronët ukrainas të shkatërruar kishin dëmtuar furnizimin me energji elektrike në hekurudhë pranë zonës kufitare. Zyrtarët thanë se edhe trafiku në aeroportin e qytetit ishte ndërprerë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e saj për fluksin në pikat e kalimit kufitar. Bazuar në këto të dhëna, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, po pritet nga 30 deri në 40 minuta, përcjell KFVA. E deri në 20 minuta po pritet në Muçibabë, ndërkohë në pikat kufitare
Një person është mbytur në Liqenin e Ujmanit, pasi është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më nga uji. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdite. Sipas raportimeve nga mediat lokale, personi në fjalë është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë
Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Mitrovicën. Gazeta mëson se personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës. I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë. Sipas informacioneve
Në rajonin e Pejës kanë shpërthyer dy vatra zjarri. Rastet e kanë konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve në Pejë. Sipas tyre, zjarrfikësit kanë dalë në vendet e ngjarjes dhe po mundohen të lokalizojnë zjarret, që janë përhapur në fusha e barishte. Po ashtu, bazuar në informacionet e Brigadës së Zjarrfikësve, pos dëmeve materiale,