Vatra të reja të zjarreve në vend, gjendje e rënduar në disa fshatra të Klinës

 

 

Gjendja e zjarreve mbetet e brishtë në vend me vatra të reja të shfaqura sot, përfshirë një situatë të rënduar në disa fshatra të Klinës.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Genc Metaj thotë se sot janë shfaqur zjarre të reja, teksa thekson se gjendja më e rënduar është në fshatin Dush të Klinës dhe kanë ftuar KFOR-in për ndihmë.

“Në fshatin Dush të Klinës për shkak të terrenit të papërshtatshëm kemi kërkuar ndihmën e KFOR-it me helikopter dhe jemi në pritje të përgjigjes. Përndryshe ekipet janë në terren dhe janë duke bërë të pamundur për lokalizim të zjarreve”, theksoi ai.

Portali lokal Klina.info ka publikuar disa video ku shihet se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre, ku gjendja më e rënduar paraqitet në fshatrat, Siqevë, Dresnik, Dushë dhe Shtupel, shkruan KFVA.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…