U hodh nga ura në Ujman, mërgimtari 33-vjeçar nuk është gjetur ende

 

 

Një person është mbytur në Liqenin e Ujmanit, pasi është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më nga uji.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdite. Sipas raportimeve nga mediat lokale, personi në fjalë është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës, i cili jetonte në mërgim dhe kishte ardhur për pushime.

Shefi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Petrit Fejza, tha se trupi i tij ende nuk është gjetur.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet përkatëse dhe janë duke e kërkuar trupin e tij në liqen. Njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit,” deklaroi Fejza.

Policia dhe ekipet emergjente po vazhdojnë operacionin e kërkimit, ndërsa nuk janë bërë të ditura ende rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…