Situata me zjarret në Kosovë mbetet kritike, 80 vatra brenda 6 orëve

 

 

Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.

Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk janë regjistruar viktima apo persona të lënduar.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se janë në terren me Njësitë e Zjarrfikësve duke menaxhuar situatën me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

AME, tutje thekson se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit, ata janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192”, thuhet në njoftim.

Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe qytetarët për bashkëpunimin në këto momente kritike.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…