PDK-ja vendos për Drenasin: Ramiz Lladrovci nuk rizgjedhet kandidat, zëvendësohet nga Petrit Hajdari

 

 

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të kryesisë ku është diskutuar dhe vendosur për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Në fokus të veçantë ishte komuna e Drenasit, ku me shumicë votash është refuzuar kandidatura e kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci.

Raportohet se Lladrovci mori vetëm 4 vota pro, 26 kundër dhe një abstenim, duke humbur kështu mbështetjen për një mandat të ri. Në vend të tij, Kryesia e PDK-së ka vendosur që kandidati për Drenas të jetë Petrit Hajdari.

Ky vendim shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e partisë për këtë komunë, e cila historikisht ka qenë një bastion i PDK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…