by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur.
Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar.
Sipas Isufajt, ftesa nuk u bë me asnjë tendencë.
“Gjatë fushatës zgjedhore ne nuk ndërmarrim asnjë veprim, përveç atyre që mund të jenë të domosdoshme. Je i sigurt se me përgjegjësi më të madhe e them se nuk i është bërë ftesa me asnjë tendencë. Bile e kemi analizuar gjatë me prokurorët se a duhet ta ftojmë apo jo. E kam diskutuar me prokurorët se nëse s’kemi shumë arsye, mos ta ftojmë. Por arsyet që m’i kanë dhënë prokurorët kanë qenë të tilla sa ftesa e tij ka qenë e pashmangshme. Të garantoj që nuk është bërë kurrë me ndonjë tendencë të caktuar.”
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet
Vaskat me ujë nuk u shterën si rëndom. Në Stubëll të Poshtme të Vitisë, çdo ditë në orën 11:00 këtu pinin ujë 42 dele e një dash që i kishte në pronësi Ilaz Mustafa. Por, zjarri që e kaploi stallën e tij pasditen e së shtunës qe fatal. Aty u dogjën për së