Kjo është gjendja nëpër hyrje-daljet e Kosovës

 

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka përditësuar të dhënat rreth pritjeve nëpër pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 10:27, pritje më të madhe ka vetëm në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në hyrje të Kosovës.

Atje, sipas këtyre të dhënave, qytetarët po presin deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë. Ndërkaq në Merdar, pritja është deri në 15 minuta.

QKMK-ja bën të ditur se nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e madhe se 5 deri në 10 minuta, pritje kjo që llogaritet të jetë normale.

KËTU mund t’i shihni përditësimet e fundit nga QKMK-ja rreth pritjeve dhe kolonave nëpër pikat kufitare të Kosovës./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…