Gucati viziton nënën e Thaçit në Burojë: Ndihet krenare për djalin e saj

 

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në Burojë.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati thotë se u takua me nënën e Thaçit, nënën Hyrë, me të cilën thotë se pati një bisedë frymëzuese, transmeton Periskopi.

Gucati thotë se nëna Hyrë ndihet krenare për djalin e saj dhe shokët e tij, ku sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun. Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Gucati në rrjetet sociale.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…