by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies së ndodhur një ditë më parë në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit.
I arrestuari është shtetasi B. H., 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullotë, gjatë punës së tij si bari, në vendin e quajtur “Fushë Stanë”.
Zjarri, i ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 600 hektarësh me kullota dhe bimësi në zonat e Grykës së Mullinit dhe Qafës së Qershisë – të gjitha brenda kufijve të Zonës së Mbrojtur të Parkut Kombëtar të Dajtit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i zjarrvënies së djeshme, në zonën e mbrojtur tek Mali me Gropa.
Dyshohet se ndezi zjarr në një sipërfaqe kullotë, duke shkaktuar djegien e rreth 600 hektarëve me bimësi dhe sipërfaqe natyrore në Parkun Kombëtar të Dajtit, arrestohet 63-vjeçari.
Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Mali me Gropa” kishte rënë zjarr, shërbimet përkatëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë.
Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se gjatë punës si bari në zonë, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullotë, në vendin e quajtur “Fushë Stanë”, në zonën e Malit me Gropa, i cili, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ka sjellë si pasojë djegien e rreth 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi të ndryshme, në zona të tilla si lugina e Grykës së Mullinit, Qafa e Qershisë, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, as me qëllim dhe as nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Një person është mbytur në Liqenin e Ujmanit, pasi është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më nga uji. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdite. Sipas raportimeve nga mediat lokale, personi në fjalë është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë
Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Mitrovicën. Gazeta mëson se personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës. I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë. Sipas informacioneve
Në rajonin e Pejës kanë shpërthyer dy vatra zjarri. Rastet e kanë konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve në Pejë. Sipas tyre, zjarrfikësit kanë dalë në vendet e ngjarjes dhe po mundohen të lokalizojnë zjarret, që janë përhapur në fusha e barishte. Po ashtu, bazuar në informacionet e Brigadës së Zjarrfikësve, pos dëmeve materiale,
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë ditës së diel ka vizituar familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në Burojë. Përmes një postimi në Facebook, Gucati thotë se u takua me nënën e Thaçit, nënën Hyrë, me të cilën thotë se pati një bisedë frymëzuese, transmeton Periskopi. Gucati thotë se nëna Hyrë ndihet krenare për