27-vjeçari që vdiq tragjikisht në Ferizaj, ishte nipi i deputetit Qalaj

 

 

Për vdekjen tragjike të 27-vjeçarit, Triumf Islamit në Ferizaj, ka shkruar deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj.

Përmes një postimi në Facebook, Qalaj thotë se pavarësisht pse nipi i tij Triumfi iku shpejt, ai do mbetet gjithmonë në zemra e tyre.

“Edhe pse ike shumë shpejt, kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Qofsh i parajsës, Triumf. U prehtë në paqe shpirti yt, nipi im i dashur”, ka shkruar Qalaj.

Ndryshe, Triumf Islami vdiq si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës të shtunën në Ferizaj.

Rasti u konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se derisa viktima, bashkë me një koleg të tij, kanë qenë duke punuar është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi).

“Dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”, deklaroi ai.

Veseli theksoi se rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse.”/KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…