Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kamboxhia dhe Tajlanda kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime urgjente për armëpushim, pas disa ditësh përleshjesh të ashpra ndërkufitare që kanë shkaktuar viktima dhe evakuime masive, bëri të ditur Presidenti amerikan Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se kishte komunikuar me udhëheqësit e të dy vendeve, Kryeministrin kamboxhian Hun Manet dhe Kryeministrin në detyrë të Tajlandës, Phumtham Wechayachai, duke theksuar se të dy palët kanë shprehur gatishmëri për “të punuar shpejt për një armëpushim dhe, në fund të fundit, për paqe”.

Trump shtoi se përpjekjet për paqe janë të lidhura me interesat tregtare:

“Ata gjithashtu po kërkojnë të kthehen në ‘Tryezën e Tregtisë’ me Shtetet e Bashkuara, gjë që ne mendojmë se është e papërshtatshme të bëhet derisa të ndalojnë luftimet.”

Ai nënvizoi se dialogu është i domosdoshëm dhe se SHBA-ja qëndron e gatshme të ndihmojë si ndërmjetës nëse është e nevojshme.

Ministria e Jashtme e Tajlandës konfirmoi se Wechayachai i ka kërkuar Trump-it të përcjellë një mesazh paqeje palës kamboxhiane, duke i ftuar në bisedime dypalëshe për të vendosur masa të qarta për armëpushim dhe një zgjidhje paqësore.

Nga ana tjetër, Kamboxhia nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi këtë iniciativë.

Luftimet, që shpërthyen të enjten përgjatë një pjese të kontestuar të kufirit, kanë shkaktuar të paktën më shumë se 12 viktima, dhjetëra të plagosur dhe evakuimin e mbi 150,000 civilëve, sipas burimeve zyrtare nga të dy vendet.

Related Posts