by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Disa fshatra në rajonin e Prizrenit sot janë përfshirë nga zjarri që nuk ka lënë viktima, por ka shkaktuar dëme materiale. dhe ngordhjen e tri lopëve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Gjatë ditës së sotme, sipas informatave që kemi deri më tani, janë raportuar shpërthime zjarri në disa zona të komunave Prizren dhe Suharekë. Konkretisht, zjarre kanë shpërthyer në: Fshatin Lubizhdë, si dhe në lagjen Bajram Curri në Prizren. Fshatrat Dubravë, Sopijë dhe Sllapuzhan, Suharekë si dhe disa zona të tjera”, ka thënë ai.
Sipas tij, deri më tani, nuk janë raportuar dëme në njerëz, por si pasojë e zjarreve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë ngordhjen e së paku tre lopëve.
“Zjarrfikësit, të ndihmuar nga policia dhe qytetarët, kanë arritur të shuajnë vatrat e zjarrit dhe situata tashmë konsiderohet e stabilizuar. Në këtë moment, zjarret janë shuar plotësisht dhe nuk ka më rrezik të menjëhershëm për banorët dhe pronën e tyre”, tha Bytyqi./KFVA/
Sindromat trashëgimore përfaqësojnë një spektër sëmundjesh që shkaktohen nga ndryshime patologjike në materialin gjenetik (pra në ADN-në) e qelizave germinale, vezëve apo spermatozoideve, të cilat mund të çojnë në sëmundje të ndryshme ose në keqformime që trashëgohen nga prindërit te fëmijët. Në fushën e onkologjisë, njihen rreth 50 sindroma të tilla, ndërsa mbi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth gjashtëdhjetave ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal, shkruan A2. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po