by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe me atë të Nismës, Fatmir Limaj.
Burime kanë konfirmuar se takimet janë zhvilluar vetëm disa orë para seancës së 55-të për ta konstituuar kuvendin. Seanca e 55-të është thirrur për në ora 22:00, pasi në të 54-ën që u mbajt nga ora 14:00, deputetët nuk arritën që ta zgjedhin Albulena Haxhiun si kryetare të kuvendit.
Në mesnatë përfundon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ku ka thënë se deputetët duhet që deri më 26 korrik ta konstituojnë kuvendin.
Ditë më parë, Kushtetuesja doli me një masë të përkohshme ku deputetët guxojnë të ndërmarrin asnjë veprim për konstituimin e Kuvendit.
Kamboxhia dhe Tajlanda kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime urgjente për armëpushim, pas disa ditësh përleshjesh të ashpra ndërkufitare që kanë shkaktuar viktima dhe evakuime masive, bëri të ditur Presidenti amerikan Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se kishte komunikuar me udhëheqësit e të dy vendeve, Kryeministrin kamboxhian Hun
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në përpjekjen e fundit para se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kjo ishte përpjekja e 54-të për konstituim që nga 15 qershori, kur është mbajtur seanca e parë. Edhe gati një orë pasi përfundoi përpjekja e
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 54-të konstituive të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ai ka refuzuar bashkëpunim me Albin Kurtin, sepse në këtë përpjekje politike, sipas tij ka diçka më të shenjtë, më me vlerë se pozitat tona individuale: i thonë përgjegjësi. Sipas tij,
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se janë përpjekur deri në orët e fundit për të krijuar institucionet, fillimisht konstituimin e Kuvendit. Por në hollin e Kuvendit, ai ka thënë se deputetët e ish-opozitës po refuzojnë të kryejnë obligimin kushtetues. ”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të