Limaj konfirmon takimin me Osmanin: S’kemi marrëveshje tash e tre muaj

 

 

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Limaj tha se në takim kanë shkëmbyer mendimet pas seancës së sotme të kuvendit në ora 14:00.

“Presidentja u interesua për zhvillimet, për shanset dhe mundësitë e zgjidhjes. E njoftuam se fatkeqësisht nuk ka marrëveshje, tash e tre muaj”.

“Gjykata Kushtetuese ka hyrë në veprim me masën e përkohshme, ka pasur kërkesa nga deputetët për të gjetur një zgjidhje juridike të kësaj situate”, tha Limaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Limaj u shpreh se 30 ditëshi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese, beson se nuk është konsumuar pasi sipas tij, deputetët nuk kanë votuar.

“I thashë presidentes atë që iu kam thënë juve sot se 30 ditëshi nuk është konsumuar. Besojmë që për këto 30 ditë, deputetët nuk kanë pasur rastin të votojnë dhe si e tillë besojmë se nuk është konsumuar pasi ata deputetë nuk kanë pasur mundësi ta ushtrojnë detyrën e tyre”.

“Pak a shumë këto kanë qenë bisedat. Presidentja nuk ka kërkuar asgjë, si presidente është interesuar ku jemi, gjasat cilat janë”, tha ai./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…