Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në përpjekjen e fundit para se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese, shkruan gazeta KFVA.

Kjo ishte përpjekja e 54-të për konstituim që nga 15 qershori, kur është mbajtur seanca e parë.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nga sonte, Kosova është në një tokë të panjohur, shkruan gazeta KFVA.

Sot Kosova ka më pak miq në botë sesa dje, sot Kosova nuk ka më zë sepse një qeveri e papërgjegjshme ia ka mbyllur gojën aleancave që u ndërtuan me mund për 25 vjet. Ky është rrezik real për shpërbërjen e institucionalitetit të shtetit tonë. Një shtet pa institucione, pa miq, pa aleatë nuk është një shtet funksional.

Kosova është në një tokë të panjohur sonte. Për 25 vjet shtetndërtim, qytetarët po e ndiejnë për herë të parë shtetin si diçka që po i braktis, që po i mban peng. Ne nuk kemi qenë pjesë e këtij bllokimi, as atyre që kanë ndodhur në muajt e fundit, por ne jetojmë me pasojat e tyre. Na vjen keq për pamundësinë e përfaqësimit të plotë ndaj qytetarëve. Ne nuk kemi heshtur, por kemi shfrytëzuar çdo rrugë ligjore për të dalë nga kriza. Kjo kastë politike do të shkojnë në histori si kasta e turpit, që bllokoi insitucionet dhe degradoi vendin”, tha Krasniqi para mediave.

Related Posts