Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se  në shënimin e  Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, janë zhvilluar disa aktivitete.

Sipas një njoftimi publik, fillimisht personalitete të larta shtetërore dhe stafi i lartë menaxhues i Policisë së Kosovës (PK), kanë bërë homazhe pranë lapidarit të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, Policia njofton është bërë hapja për homazhe (ora 10:00-16:00) pranë Pllakës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Krye të Detyrës që gjendet në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së, pastaj aktivitete sportive që kanë përfshirë: ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kayak.

Sipas njoftimit, marshutat e ekipeve kanë përfshirë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Republikës së Kosovës, përmes vendit të rënies së heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok.

Në njoftim thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ë bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së, vendosën kurora me lule dhe përkujtuan e nderuan sakrificën e zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës.

Ata njoftojnë se në këtë ditë përkujtimore është vizituar edhe familja e rreshterit të vrarë, Muhamet Lika, më pas kanë vendosur kurora pranë “Pllakës Përkujtimore Për Policët e Rënë në Krye të Detyrës” në DPP Prishtinë.

Siç njoftohet, personalitetet e larta shtetërore, së bashku me stafin e lartë të PK-së, vizituan familjen e heroit, Afrim Bunjaku, familjen e heroit Enver Zymeri bënë homazhe pranë lapidarit të heroit Bunjaku dhe të heroit Zymeri në veri të vendit ku ranë heroikisht.

Njoftimi i plotë:

Related Posts