Haradinaj: Nuk po shihet që ka vullnet, pres zgjedhje

 

 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj është deklaruar para nisjes së seancës së 54-të dhe të fundit në tentativë për ta funksionalizuar parlamentin.

Ai tha se nuk sheh vullnet për zgjidhje.

“Jemi deklaruar  se jemi të gatshëm me bërë çdo lloj kompromisi me dalë prej kësaj situate. Nuk kemi asnjë kusht, nuk kemi asnjë kërkesë. Deri sot nuk është parë që ka ndonjë vullnet, më shumë po shoh që do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme se një zgjidhje”, shtoi Haradinaj

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…