Ganimete Musliu: Albin, jo që i ke ngrënë të gjitha qershitë, por i ke ngrënë edhe bërthamat

 

 

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në përpjekjen e fundit para se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo ishte përpjekja e 54-të për konstituim që nga 15 qershori, kur është mbajtur seanca e parë.

Edhe gati një orë pasi përfundoi përpjekja e 54-të për konstituimin e Kuvendit deputetët e ish-opozitës po mbajnë fjalime brenda në Kuvend.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar kreun e LVV-së, Albin Kurti për ‘tentativë për shkatërrim të mbikëqyrjes parlamentare”.

“Albin, jo që i ke ngrënë të gjitha qershitë, por i ke ngrënë edhe bërthamat”,  u shpreh Musliu ndër të tjera.

Sipas saj, bllokimi i Kuvendit është ‘sulm i qëllimshëm ndaj themeleve të demokracisë dhe sulm i organizuar me qëllim shkatërrimin e shtetit”.

“Turpi dhe drejtësia kanë për të rënë mbi këto kukulla politike që e vënë Kosovës në një peshore me Albin Kurtin, i cili donte të mbetet kryeministër”, tha ndër të tjera Musliu.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…